SHBA, Obama drejt Uashingtonit me tren

18/01/2009 10:40

Presidenti i ardhshem i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama ka zgjedhur nje menyre te vecante per te udhetuar drejt Shtepise se Bardhe ku te marten do marre detyren si kreu i ri i shtetit me te fuqishem te botes.

Ish senatori i Ilionis qe fitoi bindshem ne zgjedhjet e nentorit, ka udhetuar nga Filadelfia per ne Uashington me nje tren. Ne trenin e pagezuar Obama-Express, ndodhej edhe familja bashke me ate te zv/presidentit Xho Baiden. Ky udhetim u be ne menyre simbolike per te kujtuar rrugetimin e legjendar qe ka bere ish presidenti Abraham Linkoln rreth nje shekull e gjysme me pare.

Ne Uashington, familja Obama eshte strehuar ne ndertesen Bair House, perballe Shtepise se Bardhe, ku do vendoset per 4 vitet e ardhshme qe nga dita e marte.

Top Channel