Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj eshte shprehur kunder bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit.

“Deri sa nuk vendoset juridiksioni i plote i Republikes se Kosoves ne tere territorin e vendit, nuk mund te kete bisedime me Beogradin”, tha Haradinaj ne nje vizite ne Mitrovice.

“Nese hyhet ne bisedime ne kohen kur institucionet e Kosoves nuk kane autoritetin ne gjithe territorin, atehere Kosova mund te jete ne pozite te pavolitshme dhe mund te ballafaqohet me probleme serioze”, shtoi ish-kryeministri i Kosoves.

Top Channel