Gaza, armepushimi nuk ndal sulmet

18/01/2009 09:00

Armepushimi i njeanshem i Izraelit duket se nuk do t’i qetesoje shume gjakrat ne Lindjen e Mesme.

Pak ore pasi kryministri hebre Ehud Olmert ka njoftuar armepushimin qe hyri ne fuqi ne oren 2 te mengjesit, gjate agimit ne Rripin e Gazes kane vazhduar bombardimet. Sipas te dhenave, dy helikoptere te ushtrise izraelite kane sulmuar disa objektiva. Lajmin e ben te ditur nje radio publike izraelite.

Nga ana tjeter Hamas i kunderpergjigjet sulmeve te Izraelit. Guerrilasit ekstremiste palestineze kane sulmuar serish me raketa Kasam pjesen jugore te shtetit hebre. Per momentin nga te dyja palet nuk eshte njoftuar per viktima apo te plagosur. Gjate nje deklarate, ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak pohoi se trupat do qendrojne ne Gaza dhe do t’i pergjigjen me force cdo sulmi nga ana e Hamasit.

“Kemi arritur objektivat tane ushtarake dhe nuk do sulmojme me por nje gje te tille mund ta beje Hamasi kunder trupave tona ne terren. Ushtria do qendroje ne Gaza dhe do jete e gatshme te kryeje operacione nese do te jete e nevojshme. Edhe qytetaret izraelite duhet te pergatiten per kete”, theksoi Barak.

Top Channel