Mijera bullgare dolen ne sheshet e Sofjes per te ngritur zerin kunder krizes energjitike qe pllakosi vendin e tyre pas luftes se gazit mes Rusise dhe Ukraines.

Sipas qytetareve bullgare, zgjidhjen duhet ta gjeje vete shteti i tyre, duke rivene ne pune centralin berthamor qe mbylli me kerkese te Brukselit, ne prag te anetaresimit ne BE.

Ne krye te protestueseve qe kerkojne rihapjen e reaktoreve 3 dhe 4 te centralit Kozlodui jane vene partite opozitare.

Sipas udheheqesit te partise VMRO, mbyllja e centralit te epokes sovjetike ishte nje padrejtesi dhe nuk kishte asnje arsye teknike ose sigurie.

Ne pankartat e demonstruesve shkruhej “Rifillim” dhe “Per nje energji te shpejte”. Kryeministri bullgar Sergei Stanishev u takua me organizatoret e mitingut dhe tha se po merr parasysh tezat pro dhe kunder rihapjes se centralit Kozlodui.

Burime prane socialisteve ne pushtet, thone qe edhe pse eshte bera gati procedura per rifillimin e punes se reaktoreve, nje gje e tille do te behet realitet vetem nese Sofja merr driten jeshile nga Brukseli.

Top Channel