Olmert pranon kerkesen per armepushim

17/01/2009 19:05

Kryeministri izraelit Ehud Olmert ka pranuar kerkesen per armepushim te menjehershem ne Rripin e Gazes.

Lajmin e ben te ditur agjencia “Mena”, sipas se ciles Olmert i eshte pergjigjur pozitivisht apelit te presidentit egjiptian Hosni Mubarak.

Nderkohe, neser ne Sharm El Sheikh do te mbahet nje samit kushtuar posacerisht situates ne Gaza, ku do te jene te pranishem edhe Olmert e Abu Mazen.

Top Channel