Kriza ne SHBA, kompanite shkurtojne punonjesit

17/01/2009 09:10

Renia ekonomike ka prekur industrine elektronike. Kompania amerikane per shitjen e prodhimeve elektronike, “Circuit City”, tha se do te mbylle te 567 dyqanet e veta dhe do te nxjerre nga puna te 30 mije punonjesit.

Kompania “Circuit City” dikur ishte kompania e dyte me e madhe per shitjen e prodhimeve elektronike. Kompania e dyte me e madhe boterore per prodhimin e “cipeve” kompjuterike, po ashtu po shkurton vendet e punes.

Ajo planifikon te shkurtoje me shume se 1000 vende te punes, si pasoje e pakesimit te shitjeve te kompjuterave personale.

Kompania amerikane gjigande per dhenjen e makinave me qera, Hertz, tha se do te largoje nga puna 4 mije punetore te saj. Edhe “General Electric”, njoftoi se ka filluar te shkurtoje vendet e punes ne sektorin qe merret me ceshtjet financiare.

Top Channel