Komisioni Europian kercenon serish Microsoft

17/01/2009 11:05

Komisioni Europian ka kercenuar serish me gjobe gjigandin amerikan, Microsoft.

Autoritetet per ruajtjen e se drejtes se konkurences ne BE, kane nisur nje proces te ri kunder firmes, sepse ajo furnizon falas web browser-in Internet Explorer me sistemin Windows te kompjuterave.

Sipas tyre, kjo demton konkurencen dhe kufizon perdoruesit. Microsoft ka tete jave kohe per te reaguar ndaj akuzes. Komisioni Evropian ka gjobitur disa here kompanine, me gjoba qe kapin vleren e 1,7 miliarde eurove, ndersa vetem vitin e kaluar me 899 milione euro.

Top Channel