Izraeli vendos sot per armepushimin ne Gaza

17/01/2009 09:00

Kabineti izraelit pritet te votoje sot propozimin per nje armepushim te njeanshem ne Gaza. Zedhenesi i qeverise, Mark Regev tha se Izraeli mund ta kete arritur ate qe ka dashur dhe mund ta lejoje nje armepushim.

Izraeli dhe SHBA nenshkuan nje marreveshje per te ndalur kontrabanden e armeve ne Gaza, ndersa Kajro vazhdon ndermjetesimin per paqe.

Zyra e kryeministrit njoftoi se si rezultat i progresit domethenes ne bisedimet mes zyrtareve izraelite e egjiptiane, mund te arrihet armepushimi. Sot do te mblidhet kabineti per sigurine kombetare, qe edhe do te vendose. Por me pare ministrja e Jashtme Livni paralajmeroi se armepushimi do te nderpritet nese Hamas do te vazhdoje te leshoje raketa.

Por shperthime te fuqishme jane degjuar serish ne jug te Gazes. Familjeve palestineze u mungon ushqimi, energjia dhe uji i pijshem.

 

 

Top Channel