Aksident i rende automobilistik ne aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, me pasoje vdekjen e nje personi dhe plagosjen e dy te tjereve.

Ngjarja ndodhi kur nje makine humbi kontrollin dhe doli jashte rruge per shkak te shpejtesise se madhe.

21-vjecari, Fadil Berisha, humbi jeten nga perplasja, ndersa dy te rinj te tjere qe udhetonin me te kane marre plage te renda.

Pak dite me pare nje tjeter i ri humbi jeten ne Vushtri, per shkak te mosrespektimit te rregullave te qarkullimit.

Top Channel