Fundjave festimesh perpara betimit te Obames

17/01/2009 10:25

Presidenti Obama nis sot kater dite festimesh, qe i paraprijne ceremonise se betimit. Ai do te udhetoje sot me tren nga Filadelfia drejt Washingtonit, duke pershkuar te njejten rruge nga kaloi njeri prej themeluesve te SHBA-se, Abraham Linkoln diten e betimit te tij.

Shume njerez do te vijne per te pershendetur Obamen dhe nenpresidentin Biden ne Filadelfia, si dhe ne tre ndalesa te tjera.

Pjesemarrje e madhe pritet gjithashtu te dielen ne nje koncert ne natyre para Memorialit te Linkolnit. Te marten, ne Parkun Kombetar parashikohet te mblidhen deri ne dy milione vete per te pare ceremonine e betimit te Obames dhe me pas, paraden qe zhvillohet me kete rast.

Ne Uashington jane shtuar masat e sigurise. Trupave te policise do t’i shtohen rreth 18 mije forca te ushtrise, ndersa 14 mije te tjere do te jene ne gjendje gadishmerie, ne rast urgjence. Festimet do te mbyllen me nje numer ballosh zyrtare.

Top Channel