Delegacion i AI ne Palestine

17/01/2009 18:15

Nje delegacion i Amnesty International ka mberritur sot ne Kairo prej nga permes kalimit te Rafahut do te hyje ne territorin palestinez.

Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i Ministrise se Jashtme egjiptiane.

Delegacioni perbehet nga 4 persona, mes te cileve edhe nje ekspert armesh dhe eksplozivi qe do te llogarise demet qe i jane shkaktuar popullsise palestineze nga operacioni “Plumbi i Shkrire”.

Misioni ka gjithashtu ne plan te sigurohet nese Izraeli ka shkelur te drejtat nderkombetare, ato te njeriut dhe te konventave nderkombetare per mbrojtjen e civileve ne rrethana lufte.

Top Channel