Shkup, Ademi hedh poshte akuzat e PDSH

16/01/2009 18:20

Zevendeskryeministri maqedonas, Abdylaqim Ademi ka reaguar ndaj akuzave te PDSH per Marreveshjen e Ohrit, duke ritheksuar se ajo po implementohet nga qeveria.

Ademi e ka akuzuar partine e Menduh Thacit se po e perdor ceshtjen e Marreveshjes se Ohrit per interesat e saj.

“PDSH Marreveshjen e Ohrit e shpall te vdekur kur eshte ne opozite, kurse kur eshte ne pushtet e permend si sukses. Nderkohe, ne po vazhdojme me implementimin e saj”, ka pohuar Ademi.

Top Channel