SHBA-Izrael, pakt kunder trafikut te armeve

16/01/2009 16:50

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka njoftuar arritjen e nje marreveshjeje me Izraelin per te ndalur kontrabanden e armeve drejt Rripit te Gazes.

Marreveshja pritet te nenshkruhet sot mes Rice dhe ministres se Jashtme izraelite, Tzipi Livni.

Bllokimi i trafikut te armeve drejt territorit te kontrolluar nga Hamas eshte nje nga kushtet e kerkuara nga Izraeli per te pranuar armepushimin.

Top Channel