PDSH: BDI po manipulon shqiptaret

16/01/2009 16:00

Ne Maqedoni vazhdojne perplasjet mes partive shqiptare BDI dhe PDSH. Kjo e fundit e ka akuzuar partine e Ahmetit se po manipulon shqiptaret e Maqedonise me deklaratat se pjesa me e madhe e Marreveshjes se Ohrit eshte plotesuar.

Duke folur ne nje konference per shtyp, zedhenesi i PDSH-se, Sheval Memishi, deklarata te tilla nuk jane gje tjeter pervec se qesharake.

“Deklarata e zevendeskryeministrit Ademi se 95% e MO eshte realizuar eshte nje tentative e BDI-se per te manipuluar qytetaret shqiptare. Keto deklarata po te mos ishin tragjike do te ishin vertete qesharake”, ka pohuar Memishi.

Ai ka shtuar se 5 perqindeshi i mbetur per BDI-ne nenkupton degradimin dhe largimin e shqiptareve nga vendet e punes.

Top Channel