Panamaja njeh Republiken e Kosoves. Lajmi eshte konfirmuar nga ministri i Jashtem Skender Hyseni, i cili pati nje bisede telefonike me homologun panamez, Samuel Lewis Navarro. Panamaja eshte shteti i 54-t qe njeh pavaresine e Kosoves.

Sipas ministrise se Jashtme kosovare, se shpejti priten njohje te tjera nga vende te Amerikes Qendrore dhe arabe.

“Kjo njohje ka rendesi ne kontekstin gjeopolitik, per shkak te ndikimit te ketij shteti ne ishujt Karaibe”, theksoi ministri Hyseni.

Kryediplomati i Kosoves theksoi se ne nje kohe te pershtatshme kerkesa per njohje do t’i dergohet edhe Serbise.

Top Channel