Mjeket Pa Kufij: Masakra ne Gaza, e paprecedent

16/01/2009 21:50

Shoqata Mjeket Pa Kufij ka denoncuar numrin e larte te civileve palestineze te vdekur ne Rripin e Gazes nga ofensiva izraelite.

Sipas saj, eshte veshtire te mbahet mend nje masaker me permasa te tilla ne nje hark kaq te shkurter kohor.

“Duhet te kthehemi mbrapa ne kohe dhe te llogarisim viktimat e konfliktit ne Kaukaz per te gjetur nje numer kaq te larte vdekjesh ne nje aks kaq te shkurter kohor”, thuhet ne nje komunikate te organizates.

Ne tre javet e fundit ofensiva izraelite ne Gaza ka shkaktuar vdekjen e me shume se 1 mije palestinezeve.

Top Channel