Kosove, 16 janari kremtohet si dita e drejtesise

16/01/2009 16:30

Ne Kosove eshte zhvilluar sot nje ceremoni e posacme qe ka shenuar daten 16 janar si diten e drejtesise ne Kosove.

Ne kete ceremoni ishin te pranishem autoritetet me te larta kosovare, mes te cileve presidenti Sejdiu dhe ministrja e Drejtesise, Nekibe Kelmendi.

Kreu kosovar i shtetit vleresoi si teper te rendesishme vlerat e drejtesise, duke deklaruar se ato do te respektohen plotesisht ne Kosoven e pavarur.

“Kosova e pavarur dhe demokratike do te jete partnere e rendesishme e bashkepunimit dhe e promovimit te vlerave me te larta ne fushen e drejtesise”, ka pohuar Sejdiu.

Me tej presidenti ka shtuar se ne kete drejtim shtetit kosovar do t’i duhet edhe ndihma e komunitetit nderkombetar.

“Per shpalosjen e vlerave ne nje qeverisje demokratike do te kemi nevoje per mbeshtetjen e nderkombetareve”, ka vijuar Sejdiu.

Top Channel