Kafshet shtepiake te “modifikuara” nga njerezit

16/01/2009 19:20

Njollat, ngjyrat e shumllojshme, pikat dhe variacionet e ndryshme te ngjyres se lekures, kafshet shtepiake i kane ne saje te kujdesjes njerezore.

 Sipas nje studimi te perbashket mes Universitetit Upsala ne Suedi dhe Universitetit Durham ne Angli, kujdesi njerezor ndaj kafsheve shtepiake ka rritur variacionin e ngjyrave ne lekuren e tyre me kalimin e shekujve.

Ky studim eshte publikuar ne revisten “Plos Genetics” dhe thekson se lekura e kafsheve shtepiake eshte me e pasur ne ngjyra se ajo e kafsheve te egra nga e njejta familje.

Kjo ka ndodhur sepse gjate mijera viteve, njeriu ka modofikuar sistemin gjenetik te kafsheve. Keto shenja jane vene re me shume me kafshe te tilla si, qente, lopet apo edhe derrat.

Top Channel