Izraeli refuzon propozimin e Hamas per armepushim

16/01/2009 11:45

Pavaresisht deklaratave optimiste te oreve te fundit per arritjen e nje armepushimi ne Gaza, marreveshja duket ende larg. Izraeli ka refuzuar propozimin e Hamasit per nje armepushim njevjecar.

Hamas kishte propozuar paqen ne kembim te terheqjes se trupave izraelite nga Gaza dhe heqjes se bllokades ne territoret palestineze. Por Izraeli ka kerkuar qe kushtet e paraqitura te modifikohen.

Lajmin e bejne te ditur burime diplomatike te rezervuara. Izraeli nuk pranon afatin njevjecar, as kushtin e menaxhimit te pikave kufitare me territoret palestineze. Kerkesat e Izraelit jane paraqitur nga i derguari i ketij vendi ne Kajro, Amos Gilad, pas takimit me ndermjetesit egjiptiane. Me Hamasin nuk ka pasur asnje kontakt direkt.

Me pare sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Moon, perpara vizites ne Bregun perendimor, deklaroi se armepushimi ishte shume afer. Ai u takua me kryeministrin palestinez Salam Fayyad ne Ramallah. Ndersa qeveria izraelite kishte thene se ofensiva ne Gaza kishte arritur ne fazen finale.

Top Channel