Izraeli: Ofensiva ne Gaza, ne fazen finale

16/01/2009 09:55

“Izraeli shpreson se ofensiva ne Gaza eshte ne fazen finale dhe zgjidhja eshte e afert”.

Deklarata eshte bere nga nje zedhenes i kryeministrit Ehud Olmert, i cili u eshte referuar misioneve diplomatike mes Kajros dhe Uashingtonit.

“Diplomacia tani eshte ne marshin e fundit. Ne duam qe kjo te marre fund sa me shpejt. Ne momentin qe do te jemi te sigurte se nuk do te kete me raketa ndaj civileve izraelite, do ta kuptojme se po i afrohemi paqes dhe do te perpiqemi per te”, tha ai.

Nderkaq, lideri i Hamasit ne mergim, Mechaal, ka mberritur ne Doha ku sot pasdite do te mblidhen kreret arabe per te diskutuar zgjidhjet e mundshme te konfliktit.

Top Channel