Irak, vritet kandidati i Al Malikit

16/01/2009 21:20

Nje nga kandidatet ne zgjedhjet provinciale ne Irak, ne listen e kryeministrit Nuri al Maliki ka mbetur i vrare sot ne nje sulm te armatosur.

Nje grup personash, ende te paidentifikuar, hapen zjarr drejt makines ne te cilen udhetonte Hatham Kadum al-Hussainy, duke e vrare ate ne vend.

Nga sulmi, informojne burime nga Ministria e Brendshme irakene, dy persona qe udhetonin me viktimen mbeten te plagosur.

Ngjarja ndodhi 60 kilometra ne veri te Hilas. Zgjedhjet provinciale jane ne program per t’u zhvilluar ne fund te muajit.

Top Channel