Hamas: Nuk pranojme asnje kusht per armepushimin

16/01/2009 13:45

Lideri i Hamasit ne mergim, Khaled Meshaal, ka deklaruar se nuk do te pranohet asnje kusht i vendosur nga Izraeli per arritjen e nje armepushimi ne Gaza.

Lajmi behet i ditur nga televizioni arab Al Xhazira. Nderkaq, presidenti francez Sarkozy, duke folur perpara trupit diplomatik, u shpreh se nderhyrja ushtarake ne Gaza nuk e forcon sigurine ne Izrael.

“Kriza ne Gaza eshte nje tragjedi humanitare, e panevojshme dhe e pergjakshme. Ajo duhet ndalur”, tha Sarkozy.

Ndersa presioni diplomatik per armepushimin eshte shtuar, flitet se ceremonia e betimit te presidentit amerikan Obama diten e marte mund te shoqerohet me nje vendim te Izraelit per te ndalur sulmet ne Gaza.

Top Channel