Gazi, Bullgaria: Do te ndezim reaktoret

16/01/2009 21:10

Nese kriza e gazit rus do te vazhdoje, Bullgaria do te riaktivizoje nje prej reaktoreve te centralit berthamor te Kozloduit.

Lajmin e ka bere te ditur per shtypin kryeministri bullgar, Serghei Stanishev, i cili ka saktesuar se ne baze te traktatit te pranimit ne BE ka te drejte qe ne rast krize te hedhe kete hap.

Reaktoret u fiken para kohe ne dhjetor te 2006-es, me kerkese te Brukselit, si kusht per anetaresimin e vendit ne BE, qe ndodhi me 1 janar te 2007-es.

Top Channel