Ceremonia, gati edhe “bisha” e Obames

16/01/2009 12:10

Barak Obama, padyshim qe do te jete njeriu me i siguruar ne bote. Pak dite para se ai te behet zyrtarisht presidenti i Shteteve te Bashkuara eshte bere e njohur per publikun edhe makina e tij, nje limuzine super e blinduar.

Makina duket sikur eshte e Xhejms Bond, po shenja dalluese e presidentit, te ben te kuptosh se larg saj do te qendroje edhe spiuni me i madh ne bote.

Limuzina presidenciale, e quajtur ndryshe “bisha” do te shfaqet per publikun me 20 janar, diten e ceremonise se betimit te Barak Obames.

Kjo makine, sipas sherbimeve sekrete, do t’i siguroje jeten presidentit amerikan ndaj cdo lloj sulmi te mundshem.

Struktura e saj eshte sekret, por i sigurte mbetet fakti se kjo makine eshte fjala e fundit e teknologjise.

Top Channel