Bush: Do doja te kisha vepruar ndryshe

16/01/2009 04:20

Presidenti ne ikje George W. Bush ne fjalimin e fundit per kombin deklaroi se do kishte deshiruar te vepronte ndryshe ne disa raste.

“Kam ndjekur ndergjegjen time dhe bera ate qe me dukej e drejte. Mund te mos bini dakord me disa nga vendimet e veshtira qe kam marre. Por shpresoj qe te kuptoni se jam munduar te bej me te miren”, eshte shprehur Bush. “Ka disa gjera qe do doja t’i kisha bere ndryshe nese do me jepej mundesia. Megjithate kam vepruar gjithmone ne interes te vendit tim”, shtoi ai.

Ai theksoi se po le pas vetes nje bote “me te lire” dhe aleanca nderkombetare me te forta, ne fjalen e lamtumires ne Departamentin e Shtetit.

“Kemi ndertuar nje koalicion prej me teper se 90 vendesh ne bote per te luftuar kunder terrorizmit dhe per ta cuar me tej kauzen e lirise, ne ate qe eshte beteja e madhe e kohes sone”, deklaroi Bush.

“Kemi forcuar aleancat, kemi forcuar sigurine e vendit tone dhe e kemi bere boten me te lire”, tha ai.

Top Channel