Assad: Vendet arabe te mbyllin amabasadat izraelite

16/01/2009 14:40

Presidenti sirian u ka kerkuar vendeve arabe te mbyllin ambasadat e Izraelit ne kryeqytetet e tyre.

Bashar Al Assad u eshte referuar Egjiptit dhe Jordanise, dy vende qe kane firmosur traktate paqeje me Izraelin.

Nga ana tjeter, policia izraelite eshte vene ne alarm per te ashtuquajturen Dita e Zemerimit, te shpallur nga Hamasi. Mijera agjente jane vendosur ne Jeruzalem dhe ne pikat kufitare per te parandaluar trazirat.

Ushtria ka njoftuar gjithashtu mbylljen e kufijve me Bregun Perendimor per sot dhe neser.

Top Channel