Anglezet hedhin poshte Galileo Galile-in

16/01/2009 19:50

Jane te paret ne shume fusha por kete tradite synojne ta rrenjosin thelle edhe ne histori. Anglezet jane ne “lufte” te hapur me italianet per t’u marre primatin e zbulimit te pare qe eshte bere ne siperfaqen e Henes nga Galileo Galilei.

Gjeniu nga Italia vezhgoi per here te pare ne historine e njerezimit siperfaqen e Henes ne vitin 1609 me ane te nje teleskopi, por Allan Chapman nga Universiteti Oksford nuk eshte dakort me kete.

Me rastin e 400 vjetorit te zbulimeve te medha astronomike, te cilat i dedikohen shkencetarit italian, revista “Astronomy and Astrophysic” thekson se vizatimet e para te siperfaqes henore i takojne matematicienit dhe astonomit anglez, Thomas Harriot. Sipas te dhenave, Harriot e beri zbulimin 5 muaj para Galilei-t.

Kete hipoteze anglezet e vertetojne me disa skica te vizatuara nga ai, mbajne firmen dhe daten e sakte. Keto skica do te publikohen ne eskpoziten e veres ne Chichester.

Top Channel