SHBA, rrezohet ne lume avioni me 151 pasagjere

15/01/2009 22:20

Nje avion i “US Airways” me 146 pasagjere dhe 5 pjesetare te ekuipazhit bord eshte rrezuar ne ujrat e lumit Hudson te Nju jorkut. Anijet e shpetimit bashke me ekipet e emergjences jane afruar me shpejtesi ne zonen e aksidentit e po ndihmojne njerezit e mbledhur ne te dy krahet e avionit.

Me te mberritur ata nisen te hedhin ne uje jeleke shpetimi. Avioni, nje “Airbus A320” ishte nisur nga aeroporti i “La Guardias” e mendohet te kishte per destinacion Karolinen e Veriut.

Sipas CNN-it dhe BBC-se, avioni eshte zhytur pjeserisht ne uje. Nuk dihet me saktesi sesi perfundoi ne lume avioni qe ka nje kapacitet te mbaje mbi 150 persona.

Por administrata e aviacionit federal thote qe shkaku me i mundshem i rrezimit te kete qene nje tufe zogjsh. Kjo duket eshte arsyeja perse Airbusi nuk po arrinte te fitonte kuote pas ngritjes ne ajer.

Sic rrefeu nje deshmitar okular per CNN-in, avioni nuk ka pasur renie te shpejte, ai eshte rrezuar ngadale e i tille ka qene dhe kontakti me ujin.

Disa prej pasagjereve tashme jane shpetuar. Per momentin, nuk dihet nese ka viktima.

Nga mediat nderkombetare mesohet se ne bord kishte dhe shume femije, qe kane dale prej avionit nga daljet e emergjences.

Top Channel