Paris, bomba molotov ndaj nje sinagoge

15/01/2009 15:55

Bomba te shumta molotov jane hedhur kunder nje sinagoge ne veri te Parisit, ne shenje proteste ndaj sulmeve izraelite ne Gaza.

Sic raportojne agjencite lokale te lajmeve, per te shuar zjarrin qe perfshiu ndertesen u desh nderhyrja e zjarrfikesve.

Ky eshte sulmi i 9-te ndaj objekteve te kultit qe regjistrohet ne France qe nga fillimi i ofensives se Tel Avivit ne Rripin e Gazes.

Diten e djeshme presidenti Nicolas Sarkozy rikonfirmoi qendrimin me zero tolerance te qeverise se tij ndaj akteve raciste qe kane lidhje me situaten ne Gaza.

Ne France ndodhet komuniteti me i madh hebre ne Evrope, qe perbehet nga 600 mije persona dhe komuniteti me i madh mysliman, prej 5 milione banore.

Top Channel