Miliband: Ideja e luftes kunder terrorizmit ishte gabim

15/01/2009 09:50

Ideja e luftes kunder terrorizmit eshte nje gabim, ka deklaruar sekretari i Jashtem britanik, David Miliband. Ai deklaroi per “The Guardian” se kjo ide coi ne bashkimin e grupeve te ndryshme terroriste kunder perendimit.

Ai tha se pergjigjja e duhur ndaj kercenimit do te ishte te mbroheshin te drejtat ligjore dhe njerezore. Miliband theksoi se qe prej 11 shtatorit 2001, fraza lufta kunder terrorizmit, qe lindi gjate presidences se Bushit, u keqkuptua dhe humbi kuptimin.

Miliband ben thirrje per trajtimin e grupeve si entitete te vecanta me motivacione te ndryshme dhe thote se terrorizmi eshte nje taktike vdekjeprurese dhe jo nje institucion apo ideologji. “Historianet do te gjykojne nese ky nocion solli me shume te keqija se te mira”, tha ai. 

Top Channel