Gaza, Izraeli shqyrton propozimin e Kajros

15/01/2009 23:10

Kreu i negociatoreve izraelite, Amos Gilad ka shprehur nje qendrim pozitiv ndaj propozimit egjiptian per armepushimin ne Rripin e Gazes.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave megjithate Gilad ka shprehur edhe disa rezerva.

Nderkohe kryeministri izraelit Ehud Olmert ka deklaruar ne nje bisede telefonike me sekretaren amerikane te Shtetiti, Condoleezza Rice, se Izraeli eshte i gatshem te perdore kanalin egjiptian per te arritur ne nje armepushim dhe per t’i dhene fund kontrabandes se armeve.

Nderkohe, ne nje bisede me sekretarin e pergjithshem te OKB-se Ban Ki Moon, Olmert ka justifikuar sulmin ndaj zyrave te UNRWA-se duke deklaruar se trupat izraelite iu pergjigjen nje sulmi. Por zedhenesja e UNRWA-se ka hedhur poshte lajmin duke deklaruar se ne ndertese nuk ndodhej asnje luftetar.

Top Channel