Fidel Castro, ne prag te vdekjes

15/01/2009 10:15

Gjendja shendetesore e liderit komunist kubanez Fidel Castro eshte perkeqesuar dhe dyshohet se ai ndodhet ne prag te vdekjes.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja “Miami Herald”, qe u referohet disa eksperteve te ceshtjeve kubaneze ne Uashington. Shtepia e Bardhe po ndjek me vemendje zhvillimet ne Kube.

Kastro eshte pare per here te fundit ne publik ne vitin 2006 dhe ne 2008 ai ia kaloi pushtetin te vellait, Raul. Lideri suprem i kubanezeve nuk ka shkruar artikuj ne rubriken e tij “Mendime te shokut Fidel”, qe nga 15 dhjetori i kaluar dhe asnje artikull per 50 vjetorin e revolucionit me 1 janar.

Top Channel