Ceremonia per Obamen, “cmendet” Amerika

15/01/2009 12:35

Betimi i presidentit te ri, Barack Obama pritet te jete nje nga ceremonite me te medha dhe me te kushtetueshme te zhvilluara ndonjehere.

Ne Washington jane duke u kryer pergatitje te medha per diten e inaugurimit, por metafora me e gjetur eshte ajo se “Amerika eshte cmendur pas ketij evenimenti”.

Ceremonia do te jete me e madhja, me e cuditshmja dhe ndoshta me spektakolarja. Bush pas zhvillimit te ceremonise do te niset direkt drejt Teksasit, ku do te jetoje ne fermen e tij.

Per Obamen parashikohet nje shifer rekord pjesemarresish. 120 mije persona ne ore do te transportohen nga metrote. Nderkohe eshte perhapur dhe mania e suvenireve qe nisin prej objekteve te vogla deri te ato qe shiten ne sexy shop.

Organizatoret kane menduar edhe me WC-te e levizshme, por megjithate duket se fluksi i njerezve do te jete shume i madh.

Top Channel