UNICEF: 300 femije te vdekur ne Gaza

14/01/2009 18:45

UNICEF e ka cilesuar si “te papranueshme” vdekjen e 300 femijeve palestineze dhe plagosjen e 1500 te tjereve nga ofensiva izraelite ne Rripin e Gazes.

“Cdo dite, gjithmone e me shume femije goditen, trupat e tyre te vegjel plagosen dhe jeta e tyre e re thyhet. Situata eshte tragjike dhe e papranueshme”, ka deklaruar drejtori i UNICEF, Ann M. Veneman.

Ai ka shtuar se, vetem kur konfliti te marre fund femijet do te mund te fillojne nje “udhetim te gjate” per t’u kthyer drejt asaj qe eshte e drejta kryesore e tyre, ajo per te pasur nje jete te lire nga cdo forme dhune.

Top Channel