Kryeministri Hashim Thaci deklaroi se nuk pret kushte nga Mali i Zi per vendosjen e marredhenieve diplomatike. 

“Dy shtetet tona kane marredhenie te mira dhe besoj se ato shume shpejt do te ngrihen edhe ne nivelin diplomatik, pa asnje lloj kushtezimi”, ka deklaruar Thaci per te perditshmen malazeze “Vijesti”.

Duke komentuar kerkesen e presidentit malazez Filip Vujanovic qe para vendosjes se marredhenieve malazezet te bejne pjese ne Kushtetuten e Kosoves dhe te krijohen kushtet per kthimin e popullsise joshqiptare, Thaci theksoi se qeveria po punon per krijimin e kushteve per kthimin e te gjithe personave, qe kane lene Kosoven.

Ai shtoi se Kosova po nderton shtetin e te gjithe qytetareve te Kosoves dhe jo te nje apo dy kombeve. “Kushtetuta e Kosoves eshte shembull unik se si respektohen te drejtat e pakicave kombetare”, tha kryeministri.

Top Channel