Sulmet ne Gaza, mjeket: 1 mije te vdekur

14/01/2009 12:55

Vijon te rendohet gjithnje e me shume bilanci i viktimave nga sulmi i pergjakshem izraelit, i nisur prej 27 dhjetorit.

Sipas burimeve mjekesore lokale numri i te vdekurve ne radhet e popullsise palestineze ka arritur ne 1 mije.

Megjithate zyrtarisht jane deklaruar 975 persona te vrare nga sulmet ajore e tokesore te ushtrise hebreje. Rreth 400 prej viktimave jane gra dhe femije.

Numri i te plagosurve e kalon shifren 4.400. Ne radhet e izraeliteve jane regjistruar vetem 13 viktima dhe vetem tre prej tyre ishin ushtare.

Top Channel