Qeverisja vendore, Prishtina shembull nga Budapesti
14/01/2009 15:20
Pushteti vendor i Prishtines do te marre eksperiencen e homologeve te Budapestit per te qeverisur kryeqytetin kosovar.
Per kete qellim kryetari i komunes se Prishtines, Isa Mustafa do te zhvilloje ne ditet e ardhshme nje vizite zyrtare ne kryeqytetin hungarez, ku do te takohet me homologun Gabor Demszky.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave dy kryebashkiaket do te diskutojne per praktikat e planifikimit dhe zhvillimit urban, harmonizimin e rregulloreve sipas atyre te BE, mbi sistemin e tatimit mbi pronen dhe ceshtje te tjera.
Top Channel