Pacolli: Ok krijimit te minishengenit

14/01/2009 16:25

Kryetari i AKR-se, Behxhet Pacolli eshte shprehur ne favor te propozimit per krijimin e nje minishengeni ne rajonin e Ballkanit.

Permes nje komunikate per shtyp, biznesmeni i njohur ka deklaruar se vendet e Ballkanit duhet t’iu kushtojne vemendje ofertave konstruktive dhe te largohen nga pretendimet territoriale dhe enderrat per hegjemonizem.

“Shtetet ekzistuese, perfshire Kosoven, duhet ta njohin njeri-tjetrin si te barabarte dhe ne vend te ngritjes se tensioneve te punojne per nje cilesi me te larte jetese per qytetaret e tyre”, ka pohuar Pacolli.

Me tej kreu i AKR-se i beri apel Beogradit qe te mos e perdore komunitetin serb per te destabilizuar Kosoven, por ta lejoje ate te integrohet ne shoqerine kosovare.

Top Channel