Parlamenti grek ka nisur diskutimet lidhur me aprovimin ne teresi dhe nen per nen te Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit midis Greqise dhe Shqiperise.

Diskutimet filluan ne oren 18 sipas ores lokale. Ato drejtohen prej deputeteve Eva Kaili e Pasok dhe Jorgos Anagnostopullos i Demokracise se re.

Votimi i MSA prej Parlamentit grek eshte shtyre disa here per shkaqe teknike, por edhe prej nderhyrjeve politike te te gjitha niveleve te politikes greke.

Madje, ajo ishte kushtezuar prej zgjidhjes se mosmarreveshjeve midis dy vendeve per ceshtjen e ngercit te varrezave te ushtareve greke ne Shqiperi, por edhe prej nderhyrjes se shoqates Omonia.

Nepermjet nje letre drejtuar Parlementit grek, kjo shoqate ka kerkuar pezullimin e firmosjes se saj, nese me pare nuk zgjidhen nje sere ceshtjesh ne interes te minoritetit grek ne Shqiperi.

Top Channel