Ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Milloshoski ka akuzuar Greqine se ceshtjen e emrit po e perdor per te shkaterruar identitetin kombetar maqedonas.

Ne nje interviste per rrjetin mediatik amerikan “Bloomberg”, shefi i diplomacise maqedonase ka theksuar se qendrimi i Athines per te penguar integrimin e Maqedonise eshte teresisht iracional.

“Emri nuk eshte thelbi i problemit qe imponon Greqia. Axhenda e fshehte e Athines eshte minimi i identitetit tone kombetar”, ka pohuar Milloshoski.

Sipas tij, Shkupi e ka shfaqur gatishmerine per kompromis dhe tani i takon Athines zyrtare qe te beje te njejten gje.

“Duhet te behet nje gjest nga Greqia, me te cilin te tregohet se Athina nuk ka asgje kunder nje Maqedonie te qendrueshme, prosperuese dhe te integruar ne NATO e BE”, ka shtuar Milloshoski.

Top Channel