Letoni, perleshje mes manifestuesve dhe policise

14/01/2009 01:50

Nje grup protestuesish kane tentuar te hyjne me force ne godinen e parlamentit te Letonise, por jane ndalur nga forcat e sigurise qe kane perdorur gazin lotsjelles per te ndalur turmen.

Perleshjet mes manifestuesve antiqeveritare dhe policise nisen pasi po zhvillohej nje proteste paqesore ne te cilen merrnin pjese mijera banore qe kerkonin zgjedhje te parakohshme.

Ata benin thirrje per largimin e qeverise pas marrjes se nje huaje prej 7.5 miliarde eurosh nga FMN-ja dhe BE-ja per shkak te krizes ekonomike.

Top Channel