Kriza ne Gaza, Ban Ki Moon niset drejt Kajros

14/01/2009 08:50

Luftimet jane intensifikuar, ndersa forcat izraelite po depertojne me thelle ne Gaza. Shkembime zjarri me mitraloze te rende jane regjistruar gjate nates mes trupave izraelite dhe personave te armatosur te Hamasit.

Izraelitet thone se e kane rrethuar qytetin e Gazes dhe se kane kryer rreth 60 sulme ajrore gjate nates, kryesisht ndaj tuneleve me arme pergjate kufirit me Egjiptin.

Nje palestinez mbeti i vrare dhe 20 te tjere u plagosen gjate luftimeve te mbremshme. I derguari i Kuartetit ne Lindjen e Mesme, Toni Bler, tha se 48-72 oret e ardhshme jane vendimtare per nje armepushim ne Gaza.

Dy raketa jane leshuar mengjesin e sotem nga Libani drejt Izraelit. Ato kane rene ne nje zone pak te banuar dhe nuk kane shkaktuar viktima.  

Nderkaq, sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Moon eshte nisur drejt Kajros ne perpjekje per te siguruar fundin e luftimeve. Ai do te takohet me presidentin Mubarak, do te vizitoje Izraelin, Bregun Perendimor dhe disa zona te tjera ne rajon.

Mesazhi i tij do te jete: Luftimet duhen ndalur, shume njerez kane vdekur. Ne takimet me lideret palestineze e izraelite, si dhe politikane nga Egjipti, Jordania, Siria, Libani e Turqia, ai do te inkurajoje iniciativat per hapjen e kufijve dhe sigurimin e ndihmave humanitare ne Gaza.

Ai megjithate nuk planifikon te takohet me perfaqesues te Hamasit, ndersa nuk dihet nese do te vizitoje Gazen.

Top Channel