Kicmari: BE te heqe vizat per shtetasit e Kosoves

14/01/2009 13:10

I ngarkuari me pune i Kosoves ne ambasaden ne Vjene Sabri Kicmari, ne nje interviste per gazeten austriake “Der Standard” i ka bere thirrje BE-se per heqjen e vizave per shtetasit e Kosoves.

Kjo do te ishte sipas tij, rruga me e mire per ta ndihmuar demokracine dhe ekonomine e Kosoves. Ai ka perkrahur iniciativen e kryesuesit te BE, Cekise, per liberalizimin e regjimit te vizave per vendet e Ballkanit perendimor, duke mos perjashtuar Kosoven.

Politika serbe ka thane Kicmari, vazhdon te mbetet e lidhur me te kaluaren dhe po pengon integrimin e qytetareve serbe te Kosoves ne shoqerine kosovare.

Top Channel