I penduari: Ja si u varrosen trupat e shqiptareve

14/01/2009 16:10

Policia e Sllobodan Millosheviçit transportoi trupat e shqiptareve te Kosoves te masakruar dhe i varrosi ata ne varre masive per te mbuluar gjurmet e krimeve.

Rrefimi eshte bere nga Dragan Karleusha, ish-zyrtar i larte i strukturave serbe te sigurise, i cili ka bere te ditur disa detaje te masakres se Suharekes.

“Trupat nga masakra e Suharekes u transportuan me nje kamion frigorifer qe u hodh ne Danub ne vitin 1999, me urdher te zyrtareve me te larte te Milloshevicit”, ka pohuar Karleusha.

Ai ka deshmuar ne gjyqin ndaj tete policeve serbe te akuzuar per vrasjen e 48 civileve shqiptare ne Suhareke ne mars te 1999.

Top Channel