Nje mision faktmbledhes nga Organizata Boterore e Shendetesise do te vizitoje qytetin verior te Mitrovices per te hetuar akuzat e helmimit me plumb midis popullsise rome ne kampet e refugjateve qe jane atje.

Kampet u ngriten si zgjidhje afatshkurter 9 vjet me pare, por ato ndodhen ende ne kete zone. Kampi ku jetojne mbi 500 rome, eshte ndertuar nga OKB prane uzines shkrirese te plumbit te Trepces. Vete fabrika eshte mbyllur pasi paraqiste rrezik per shendetin, por mbetjet jane ende atje.

Prinderit ankohen se femijet vuajne nga disa semundje si demtime ne tru dhe epilepsi dhe kjo eshte vertetuar edhe nga studime mjekesore te kryera nga OBSH dhe autoritetet mjekesore. Misioni i ri i OBSH do te studioje kushtet ne dy kampet dhe do te shohe menyrat se si te evakuoje popullsine rome atje.

Top Channel