Florida, 78 vjecarja ne burg, skandal ne gjyqesor

14/01/2009 20:20

Sistemi gjyqesor ne Florida eshte vene ne qender te kritikave per shkak te nje skandali jo te zakonte qe ka ndodhur javet e fundit.

Ne qender te ketij skandali eshte 78 vjecarja Gabrielle Shaink Trudeau, e cila eshte mbajtur ne menyre te padrejte pas hekurave te qelise per 15 dite rresht edhe pse nuk kishte asnje faj, per me teper eshte trajtuar nga forcat e rendit si nje e shumekerkuar.

Sipas gazetes lokale “The Sun Sentinel”, autoritetet gjyqesore e kane pranuar gabimin duke liruar menjehere 78 vjecaren, e cila u prangos dhe u transportua ne qeli sikur te ishte nje vrasese seriale. Arrestimi i saj ndodhi ne 18 nentor dhe sipas avokatit Howard Finkelstein, te moshuares nuk iu dha as mundesia te mbrohej me nje avokat.

Viti 2009 per 78 vjecaren ka rezultuar teresisht i pafat, pasi ajo humbi gjithe parate ne nje investim, por sikur te mos mjaftonte kjo, u arrestua edhe nga policia pasi po e ngiste makinen shume ngadale, duke shkaktuar trafik te madh. Por gabimi ndodhi ne momentin qe patenta e saj rezultonte e skaduar edhe pse nuk ishte keshtu. Ne 18 nentor, policet hyne ne ruleten e saj duke e prangosur, derisa ajo rifitoi te drejten per te qene e lire.

Top Channel