Bum kerkesash per punen me te mire ne bote

14/01/2009 10:30

Bum aplikimesh ne faqen e internetit qe ofron punen. Qindra mijera kandidate shpresojne te fitojne postin, qe do t’i shperbleje me 150 mije dollare per gjashte muaj ne ishullin Hamilton.

Nje zyrtar i Queensland, qe ofron pozicionin, tha se oferta ishte e vlefshme per aplikues nga 18 vende.

Faqja www.islandreefjob.com, u bllokua per disa ore per shkak te klikimeve te shumta. Detyrat per ate qe eshte quajtur si puna me e mire ne bote perfshijne ushqyerje te peshqve, pastrim pishine dhe marrje e postes qe vjen me avion.

Fituesi do te kete mundesi te jetoje ne nje vile luksoze me tre dhona gjumi dhe pishine, pa paguar qira. Nuk nevojiten aftesi te vecanta, apo pervoje pune, madje as mosha nuk eshte kriter.

I perzgjedhuri duhet te dije te notoje, te lundroje dhe te zhytet. Puna nis ne muajin korrik dhe zgjat 12 ore ne dite.

 

Top Channel