Athine, protesta kunder ratifikimit te MSA

14/01/2009 17:40

Perpara selise se Parlamentit grek ne Athine po zhvillohet nje proteste nga disa persona qe thone se jane banore te Nivices, te cilet kundershtojne ratifikimin e MSA per Shqiperine.

Sipas korrespondentit tone ne kryeqytetin grek, ne proteste po marrin pjese rreth 200 persona, 150 prej te cileve shqiptare me origjine greke nga jugu i Shqiperise dhe 50 nga grupi i djathte ekstremist grek.

Aktualisht protesta, e cila kontrollohet nga forcat e policise, po spostohet nga Parlamenti drejt memorialit te ushtarit te panjohur.

Nderkohe, nje deputet i se djathtes ekstreme ka deklaruar per TCH se partia e tij nuk do ta votoje MSA-ne. Megjithate, pritet qe votimi te kaloje normalisht pasi 12 votat e ekstremisteve nuk kane rendesi.

Top Channel