Trupat izraelite depertojne thelle ne Gaza

13/01/2009 08:45

Izraeli ka vazhduar gjate nates ofensiven ajrore, tokesore dhe detare ne Gaza, duke depertuar edhe me thelle ne qytet.

Ne oret e para te mengjesit avionet izraelite hodhen bomba dhe pati raportime per shkembime zjarri dhe shperthime te medha.

Kater ushtare izraelite raportohet te jene plagosur, si pasoje e nje sulmi te trupave te tyre ne veri te Rripit te Gazes. Ata jane qelluar aksidentalisht nga rezervistet e ushtrise dhe njeri prej tyre ndodhet ne gjendje te rende.

Me shume se 900 palestineze dhe te pakten 13 izraelite kane humbur jeten ne luftimet, qe kane hyre ne javen e trete.

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert tha se militantet palestineze do te fillojne ta ndjejne ate qe ai e quajti grushti i hekurt i Izraelit, per sa kohe qe Hamasi do te vazhdoje te hedhe raketa ne Izrael.

Top Channel