Tragjedia ne Indonezi, gjenden 34 te mbijetuar

13/01/2009 11:15

Shume pak nga 250 pasagjeret e tragetit te mbytur ne Indonezi kane mundur te shpetojne.

Ekipet e shpetimit vijojne kerkimet, ne brigjet e Sulavezit aty ku mjeti lundrues u fundos.

Teksa kishin humbur thuajse shpresat per te mbijetuar, pamje tronditese u pane shume ore pas tragjedise.

Rreth 34 persona kishin arritur te shpetonin, ndersa kerkonin ndihme ne det te hapur.

Operacionet e kerkimit jane veshtiresuar mjaft, per shkak te motit te keq.

Top Channel